Hetimet për dosjen ‘Balluku’, BKH kontrolle në Tiranë e Durrës

SPAK ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Burime bëjnë me dije se kontrollet nga agjentët e BKH-së po zhvillohen në disa banesa dhe zyra të personave që dyshohet se kanë lidhje me dosjen.

Kontrollet vijnë në një kohë kur SPAK ka vendosur zgjatjen me tre muaj të hetimeve për Ballukun, e cila është thirrur të paraqitet më 31 korrik në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë, ish-ministrja ka kërkuar një datë tjetër, duke pretenduar se ka angazhime të tjera.

Ish-numri dy i qeverisë është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për akuza që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe dyshime për shkelje në procedurat e tenderëve për projekte rrugore.

Përveç masës së pezullimit, ndaj Ballukut vijon të jetë në fuqi edhe ndalimi për t’u larguar nga territori i Shqipërisë.