Zgjedhjet 2003, kur Edi Rama i tutej përballjes me rivalin Spartak Ngjela
Spartak Ngjela ka qënë dikur në një garë të fortë me Edi Ramën. 20 vite më parë, në zgjedhjet vendore të vitit 2003, Spartak Ngjela ishte kandidat i PD-së, për kryetar të bashkisë së Tiranës spikati dhe bëri një fushatë model që e vuri në vështirësi rivalin e tij Edi Rama i cili ishte në garë për mandatin e dytë. Ky i fundit kishte mbështetje të gjithë makinerinë shtetërore të mazhorancës socialiste që ishte në pushtet.
Ngjela kërkoi gjatë gjtihë fushatës një debat elektoral me rivalin e tij Edi Rama por ky i fundit e refuzoi vazhdimisht.
“Kryebashkiaku aktual nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet. Janë rreth 14 premtime nga të cilat ka bërë vetëm një të pjesshëm. Ky i pjesshmi është rregullimi i infrastrukturës. Nuk dua t’i hyj kriticizmit në lidhje me këtë, ose me ndryshimet e fasadave, që janë gjëra normale, që mund të ndodhin, por ama nuk kam si lë pa trajtuar problemin e moszgjidhjes së çështjes së ujit, nuk ka mundësi që të mos përmendim që e ka marrë qytetin me 30 mijë të papunë dhe sot Tirana pas tre vjetësh është me 120 mijë të papunë”, ishte një prej kritikave që spartak ngjela, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës në vitin 2003, ia drejtonte rivalit të tij socialist Edi Rama. Në një intervistë për Zëri i Amerikës, Ngjela shp[alosi platformën e tij për Tiranën, ku do të duhej të ishte edhe rivali i tij për tu përballur në atë debat që kishte organizuar Zëri i Amerikës edhe në bashki të tjera.
“Është bërë një batërdi ndaj biznesit të vogël dhe tregut në përgjithësi; biznesi i madh sidomos ai i ndërtimit është kthyer në klientelizëm. Ky është shkaku kryesor i mosshpërndarjes normale të kapitaleve dhe krijimit të papunësisë. Biznesi vogël është krejtësisht i falimentuar. E kam ndjekur tregun pëllëmbë për pëllëmbë dhe atëherë natyrisht që brenda kësaj kam përmirësuar programin tim dhe jam i bindur që ne do ta nxjerrim gjendjen duke përmirësuar dhe shëndoshur tregun. Pra kjo është arsyeja që (Edi Rama) zhduket nga skena për debate, nuk ka nxjerrë një program dhe i vetmi program i tij është kriticizmi që i bën alternativës sime”, shprehej Ngjela.
Rama e shpjegoi mungesën e tij në debat përballë Ngjelës, duke theksuar: e ftoj rivalin të ngrihet në nivelin e duhur dhe këtu kam parasyh që përpara qytetarëve nuk mund të dalim me një mungesë përgjegjësie në raport me ato që themi të atillë që do ta bënte debatin në fjalë të ngjashëm me atë të guvernatorit të bankës me Rrapush Xhaferrin psh ose midis Mentor Petrelës dhe Gazmend Malës…”



