Dorëheqje e bujshme në Francë, Kryeministri Sebastien Lecornu largohet vetëm pak javë pas emërimit

Tronditje në skenën politike franceze: Kryeministri Sebastien Lecornu ka dhënë dorëheqjen vetëm pak javë pas marrjes së detyrës, pasi aleatët e tij të djathtë paralajmëruan tërheqjen nga mbështetja për qeverinë e tij.

Dorëheqja e Lecornu-t u konfirmua të hënën në mëngjes nga Pallati Elysee. Ai kishte emëruar kabinetin e ri vetëm disa orë më parë, por vendimi i tij për të përfshirë ministra nga qeveritë e mëparshme të presidentit Emmanuel Macron shkaktoi pakënaqësi tek partnerët politikë.

Lecornu ishte zotuar për një “ndryshim të thellë” në drejtimin e qeverisë, por zgjedhjet e tij në kabinet u panë si vazhdimësi e politikave të vjetra, gjë që çoi në humbjen e mbështetjes nga e djathta.

Me këtë dorëheqje, Franca përballet me pasiguri të re politike, ndërsa presidenti Macron pritet të emërojë një tjetër kryeministër në ditët në vijim.