Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Eriona Ismaili refuzoi që të komentonte denoncimet për trafik armësh të bëra nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, pak ditë më parë.
E pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Ismaili tha se i vjen ndot “të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë”.
Ismaili i bëri thirrje Ahmetajt që të gjejë guximin dhe të vijë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.
“Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare. Më vjen ndot të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë zhdukur në llumin e tyre”, tha Eriona Ismaili.