Donjeta Bali largohet nga drejtimi i QSUT-së, në vend të saj emërohet ish-deputeti socialist

Ka zgjatur më pak se 2 muaj puna e Donjeta Balit në krye të QSUT-së, pasi raportohet se ajo ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

Tashmë në krye të QSUT-së do të emërohet një tjetër mjek, Florenc Spaho, i cili ishte deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën e fundit, si dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë.

Spaho kandidoi edhe në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Elbasanit, por nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, pavarësisht se PS fitoi 10 deputetë në atë qark.

Ai mori 3163 vota personale, të pamjaftueshme për ta çuar sërish në Kuvendin e Shqipërisë. Pas 4 viteve në Kuvend, tashmë i është besuar drejtimi i QSUT-së me shumë probleme, që janë bërë publike edhe në media.