Dhuna barbare me shkopa bejsbolli dhe qyta pistolete e anëtarëve të fisit Rraja ndaj Bilbil dhe Jashar Majës, është konsideruar “plagosje e lehtë” nga ana e ekspertit mjeko-ligjor.
Por dy kushërinjtë e dhunuar e kanë quajtur qesharak këtë vendim, i cili sjell edhe lehtësimin e akuzës për djalin dhe vëllanë e ish-deputetit Rrahman Rraja, të cilët janë ende në kërkim, por mund t’ia hedhin vetëm me një gjobë.
Dy kusherinjte kanë konfirmuar se nuk do bejnë ankim për ngjarjen në prokurori, duke çuar në dështimin e çështjes. Sipas tyre, çdo ankim i bërë në rrugë private nuk ka vlerë, pasi s’mund të jenë të mbrojtur nga kjo drejtesi dhe kjo polici.
Mos ankimi i tyre sjell pushimin e çështjes dhe njëkohësisht dhe lirimin e të arrestuarve nga burgu.





