Djali i anëtares së KLP-së vrau ndërtuesin, reagon Salianji: Ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me pushtetin, kjo qeveri pjell krim

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas vrasjes së 55 vjeçarit Armando Meshau në Vlorë nga Rei Mete, djali i anëtares së KLP-së Nurihan Seitit.

Teksa publikon një video të 1 viti më parë, ku kërkonte që Parlamenti të bëhej bashkë dhe të ndalnin “gjuetinë njerëzore”, duke sulmuar bandat e krimit dhe duke çliruar Policinë nga drejtuesit e korruptuar, ai thotë se sot ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me pushtetin.

Sipas tij, janë këta banditë që ndikojnë në drejtësi, vendosin gjoba në emër të pushtetit dhe emërojnë drejtuesit e institucioneve në administrate, ndërsa shton se një qeveri që intsalohet me votat e krimit pjell vetëm krim.

Postimi i plotë i Ervin Slaianjit:

Ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me pushtetin, vrasja në Vlorë provon edhe njëherë që thuajse në çdo ngjarje të kronikës së zezë janë të përfshirë funksionarë të larte të lidhur me Partine Socialiste!

Keta emërojne dhe ndikojnë në drejtësi, këta vendosin gjoba në emër të pushtetit, këta emërojnë drejtuesit e institucioneve në administratë, kèta vendosin se kush lejohet të pasurohet me pasuritë publike, këta japin liçensat dhe lejet pêr tê bērê biznes, ky soj ka përzënë qytetarèt nga Shqipëria!

Qeveria që instalohet me votat e krimit pjell vetem krim!

Duhet dhe do ti ndalim!

Fjala 1 vit më parë në parlament ku parashtroja pikerisht kêto që po ndodhin sot!