Dita e 33-të e protestës, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Një numër i lartë qytetarësh kanë dalë këtë të enjte në protestë, ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama.

Grumbullimi nisi në sheshin Skënderbej dhe më pas qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë.

Kjo është protesta e dytë brenda ditës, asaj te Kuvendi, ku pati edhe përplasje me forcat e policisë.  Si rrjedhojë, 20 protestues u shoqëruan në polici, ndërsa të tjerë u lënduan. Po ashtu të lënduar mbetën edhe disa efektivë policie.

Kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 33-të radhazi.