Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së mbajtur me kryebashkiakët e qyteteve, nuk i kurseu kritikat në lidhje me punën e bërë nga disa prej tyre.
Rama tha se disa prej bashkive nuk kanë marrë asnjë fond nga qeveria dhe nuk kanë ngritur asnjë shërbim akoma, me paratë që janë në dispozicion.
Ai theksoi se është në kufijtë e skandalozes që bashkië të mos absorbojnë fondet që janë në dispozicion, ndërkohë që nevojat janë shumë më të mëdha se ato që mund të mbulohen.
Në fund kryeministri i pyeti se “me çfarë merren kryetarët e Bashkive”, nëse s’kanë asnjë projekt.
“Ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki. Kemi vendosu në depoziton fonde nga qeverie. Ka bashki këtu që nuk kanë marrë një kokërr leku dhe nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë carë kokën. Kjo është në kufijtë e skandalozes.
33 mijë persona sot shërbehen falë këtij shërbimi dhe shuma që përmendi ministri i Mbrojtjes, 1 miliard e kusur lekë të reja, shuma që përmendi ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies për projektet sociale, janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit. Por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë. Kjo është e paimagjinueshme. Por me ca merreni ju se nuk e kuptoj? Nuk arrij dot ta kuptoj”, tha kryeministri.