Dhunohet efektivi i forcave “Shqiponja” në Laprakë, e grushtojnë kolegu nga Vlora dhe dy miqtë e tij 

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është dhunuar në zonën e Laprakës në Tiranë këtë të diel. patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kntroll dhe identifikim, në brendësi të së cilit kanë qenë 3 persona. Drejtuesi i tij, por edhe 2 pasagjerët nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë duke kundërshtuar. Mësohet se mes tyre ka pasur edhe grushta. 

Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit që është ndaluar rezulton të jetë punonjës policie në Vlorë, edhe ai i “Shqiponjave”. Për shkak të situatës së krijuar dhe kundërshtimit që u ka bërë kolegëve të Tiranës,  në ndihmë kanë shkuar edhe 7 patrulla policie, të cilat kanë neutralizuar situatën. 

Efektivi nga Vlora është shoqëruar në Komisariatin nr. 3, i është sekuestruar arma e shërbimit që e kishte me vete në makinë dhe një thikë. Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.