Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin për fëmijën 3 vjeç të dhunuar në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit në Tiranë. Vajza 3 vjeçe u dhunua nga edukatorja Majlinda Dehima, e cila i theu këmbën dhe tashmë është arrestuar nga policia.
“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopsht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit.
Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, njofton IML.
Ndërkohë, ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, që bën me dije se rezultatet e ekspertimit ia janë nisur menjëherë Prokurorisë së Tiranës.
“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth ores 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.