Dhoma e Deputetëve në Itali miraton marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë, votat pro dhe kundër

Dhoma e Deputetëve të Italisë ka miratuar marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë. 155 deputetë votuan pro, 115 kundër dhe 2 abstenim.

Projektligji tani prite të kalojë në Senat siç bëjnë me dije mediat italiane.

Marrëveshja për emigrantët u firmos nga kryeministri i vendit ynë Edi Rama dhe ajo e Italisë Giorgia Meloni në nëntor të vitit 2023, duke hasur në kundërshtinë e opozitës në Shqipëri dhe në vendin fqinj.

Vetëm pak ditë më parë organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International u bëri thirrje deputetëve italianë për ta refuzuar marrëveshjen, duke e konsideruar atë si të dëmshme dhe të paligjshme.

Ndërkohë një grup prej 29 organizatash të tjera, të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut, iu drejtuan qeverisë shqiptare në një letër të hapur duke kërkuar tërheqjen nga kjo marrëveshje, pasi sjell shkelje të këtyre të drejtave dhe ‘burgosje të padrejtë’.