Policia njoftoi sot se kishte arrestuar 5 të rinj nga Shkodra të cilët po sillnin në Tiranë një valixhe me armë, për t’i shitur.
Mes të arrestuarve ra në sy emri i një vajze e cila rezulton të ketë qenë police efektive në Policinë e Burgjeve.
Denisa Halilaj, 22-vjeç dyshohet se kishte rol ndihmës dhe kalonte para makinës ku ishin armët dhe lajmëronte grupin nëse kishte kontrolle policie.
Ata kishin ndaluar në një parking në Rinas kur u arrestuan nga policia.
Te arrestuarit:
Sabian Hasaj,
Redi Nika,
Denis Hasaj,
Denisa Halilaj,
Mirjan Hasaj
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.
“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMË” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak” tha policia.