Një aksident tragjik ndodhi të hënën pasdite në autostradën Egnatia, midis Ksanthit dhe Komotinit, pranë pikës së pagesës së Iasmos në Greqi.
Mediat greke raportojnë se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura dhe mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes.
Si pasojë e përplasjes, tre shqiptarë humbën jetën dhe një i katërt u plagos rëndë. Mediat greke shkruajnë se viktimat janë Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi Aliraj.
E plagosur ka mbetur 49-vjeçarja Mardalena Kaca, e cila u transportua drejt spitalit është
Ajo ndodhej në sediljen mbas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtaret qe iu erdhën në ndihmë.
Televizioni grek ERT thotë se shqiptarët në momentin e aksidentit po ktheheshin nga një dasmë.
“Sipas informacioneve të fundit, viktimat kishin udhëtuar nga Epiri në Evros për të marrë pjesë në një dasmë dhe po ktheheshin kur ndodhi tragjedia. Aksidenti ndodhi gjatë udhëtimit të tyre të kthimit”.
Sipas mediave greke, shqiptarët e aksidentuar thirrnin për “ndihmë”, por askush nuk ishte në gjendje t’i nxirrte nga makina që ishte kapluar nga flakët.
Dëshmitarët okularë thanë se përplasja ishte aq e fortë sa një nga automjetet u përfshi menjëherë nga flakët.
Thirrjet për ndihmë nga pasagjerët e bllokuar i ngrinë shoferët që kalonin aty pranë, të cilët e gjetën veten të pafuqishëm përballë zjarrit vdekjeprurës.
Në të njëjtën kohë, edhe shoferi i kamionit u plagos rëndë dhe u dërgua në spital.
Makina e dytë, në të cilën udhëtonin tre persona, u spostua nga makina në të cilën ra kamioni, por për fat të mirë pa asnjë të lënduar pasi pasagjerët e braktisën mjetin në kohë.