Dështojnë sërish rregullat strikte/ Publikohet teza e provimit të maturantëve, 20 minuta pas fillimit

Mbi 30 mijë maturantë ditën e sotme po i nënshtrohen provimit të lëndëve me zgjedhje. Por edhe sot kanë dalë tezat e provimeve të psikologjisë, fizikës dhe ekonomisë, vetëm 20 minuta pas fillimit të provimit.

Teza e maturës shtetërore, e cila supozohet se përgatitet me shumë profesionalizëm dhe në fshtehtësi të plotë, po shpërndahet në të gjtiha rrjetet sociale.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në provimet e mëparshme të Maturës Shtetërore këtë vit, por ministrja Kushi e ka cilësuar si të padëmshme.

Ajo e ka konsideruar një “detaj që nuk cenon procesin”.