Kryeministri Edi Rama premtoi disa muaj më parë që të pezullonte totalisht Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), pasi aipas tij po bënte më shumë dëm për qytetarët sesa po ndihmonte për të kontrolluar ushqimet që konsumonin qytetarët.
Por, disa muaj pas asaj deklarate, jo vetëm që ka vendosur të mos e mbyllë këtë institucion, por tashmë ka vendosur që të bëjë qokën e radhës.
Sot në krye të këtij institucioni është vendosur ish-deputetja socialiste Blerina Gjylameti, e cila dështoi të merrte mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 Majit të vitit të kaluar.
Tashmë mbetet të shihet nëse emërimi i Gjylametit do të ndryshojë sadopak këtë institucion, apo qytetarët do të vijojnë të konsumojnë ushqime të pakontrolluara që u rrezikojnë jetën.