Dështoi me “Ballkanin e Hapur”, Rama i kthehet Procesit të Berlinit dhe “thumbon” Albin Kurtin

“Ballkani i Hapur” është një histori tashmë e ezauruar, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të krijuar një “mini-BE” në rajon.

Tashmë, duke parë se projketi aq shumë i investuar dhe reklamuar prej tij dështoi, Rama ka vendosur t’i kthejë vëmendjen Procesit të Berlinit, për të tentuar sërish bashkimin e vendeve të rajonit, por tashmë të drjetuar jo nga ai dhe Vuçiç, por nga Gjermania.

Në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u shpreh se procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm për rajonin. Rama nuk la pa “thumbuar” ehde kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të cilin tha se heroizmat i përkasin të shkuarës dhe se sot rajoni ka nevojë për bashkëpunim dhe rritje ekonomike të paqe mes qytetarëve.

“Historia ka treguar se Mali i  Zi është një anëtar i çmuar i NATO-s. Për ne është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë për shqetësimet në rajon. Jemi në një fazë tjetër të historisë tonë dhe brezat nuk do të na e falin kurrë nëse lejojmë që rajoni të kthehet pas, aty ku ka lënguar për shkak të konflikteve që kanë shkaktuar gjakderdhje dhe urrejtje mes vendeve. E informova kryeministrin për procesin që po përpiqet që bashkojë rajonin dhe procesit të Berlinit ku dua që ta shfrytëzojmë Samitin e Tiranës me një qëndrim të unifikuar. Kemi mbështetjen e plotë të kancelarit të Gjermanisë në këtë proces.

Çdo gjë që kërkon sherr dhe ushqen konflikt në rajonin tonë për ne është problem dhe nuk jemi të gatshëm të bëhemi pjesë, por të bëhemi bashkë për t’ju kundërvënë një situate sherri. Duam paqe për njerëzit dhe të kenë më shumë punë dhe jo përralla e histori heroizmash. Heroizmat i përkasin të kaluarës nuk kemi nevojë për heronj të rinj, por të punojmë se si ti bëjmë ekonomitë tona më të forta” tha Rama, duke shtuar: “Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Kurtin. Nuk kam asnjë problem personal apo institucional vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar”, tha Rama.