Dëshmitare e vrasjes së efektivit, nëna e autorit tregon momentet e krimit: Ndodhi shumë shpejt, djali iku me vrap

Policia e Fierit ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe prindërit e Azgan Mërnicës, 23 vjeçarit që një ditë më parë vrau me plumb në kokë efektivin Novruz Cenaliaj.

Ajete Mërnica, ka qenë dëshmitare e krimit të rëndë, pasi ndodhej në makinën e djalit të saj, kur ku i fundit ekzekutoi efektivin.

Ajete Mërnica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ajo thotë se ka parë djalin të zbres nga makina dhe të konfliktohet me policin. Aty ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Më pas ajo ka thënë se djali iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.

Ndërkohë forca të shumta policie, janë vënë në ndjekje të autorit, ndërsa dyshoshet se ka shkuar me këmbë drejt zonës së Aplonisë.

28-vjeçari, jeta e të cilit u ndërpre tragjikisht mesditën e së hënës në fshatin Baltëz të Fierit, do të përcillet paraditen e së mërkurës drejt banesës së fundit. Por shkaqet për vrasjen e tij me një plumb në kokë në mes të rrugës, janë ende të paqarta.