Deputeti i PD me tone të ashpra: Zyrat e shtetit janë kthyer në bordello, opozita të mos mbyllë sytë por të flasë

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka folur sot për skandalin e Safet Gjicit, videot e të cilit u shpërndanë kudo në mediat sociale.

Sula tha se zyrat e shtetit janë kthyer në bordello dhe askush nuk flet, duke shtuar se kjo ndodh për shkak se kanë interesa për të fituar tendera.Ai i ka bërë thirrje edhe opozitës, që të mos “mbyllë sytë”, por të denoncojë rastet e abuzimeve edhe korrupsionit. Duke u ndalur te tenderi për të cilin Gjici flet me vajzën e përfshirë në skandal, Sula deklaroi se kushton më shumë vaksinimi i një qeni se ndihma ekonomike për një familje.

“Ky institucion është vetëm një noter që vulos tenderat e kompanive në të gjithë Shqipërinë. A e shikoni çfarë ndodh në bashki, institucionet qendrore dhe ministri? Një koleg i maxhorancës tha se kanë transparencë për tenderat dhe e kishte rasti për bashkinë e Kukësit. Maxhoranca e nxjerr në dritën për diell gjithçka. Vaksinimi i një qeni vlen 60 mijë lekë ndërsa ndihma ekonomike për një familje është 40 mijë lekë të vjetra. Po ajo tjetra që i kishte poshtë dyshekut?

Po kjo e Ministrisë së Shëndetësisë që nuk lë të bjerë në tokë asgjë. Morrat kemi ne, paratë dhe pushtetin i keni ju. Edhe ngjarja e fundit që ndodhi nuk është problemi i gjestit që ndodhi aty. I ktheni zyrat e shtetit në bordello. Duhet të na vijë turp të gjithëve nga i pari te i fundit. Ka pasur gjithmonë problematika në zyrat e shtetit por askush nuk flet se intimidohen. Ky vend po shkon drejt greminës, sepse po ngel vetëm një parti dhe vetëm një regjim, dhe opozita nuk po bën punën dhe nuk denoncon sepse janë të lidhur me biznese. Të dalë opozita këtu dhe të denoncojë kush janë ata që janë të lidhur dhe bëjnë biznese marrin tendera, si nga kjo parti e nga partia tjetër. E turpshme që për nja mandat t’i lëpihet pushtetit dhe për të marr një rrogë, dhe ajo rritje rroge që u bë, u bë për të na mbyllur gojën ju e ne”, tha ai.