Deputeti i PD bën deklaratën e fortë: Berisha bëri pazar me Ramën për vulën e PD, dërgoi mesazh në Grupin Parlamentar

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka bërë një deklaratë të fortë për një pazar mes Sali Berishës dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews, Xhaferaj foli për disa mesazhe që Berisha kishte dërguar në Grupin Parlamentar dhe Kryesinë e PD, përpara se të merrej vula e PD ku tregonte për pazarin e fshehtë që kishte bërë me Ramën. Deputeti ka treguar edhe përmbajtjen e mesazheve, ku Berisha kërkonte që të mos sulmohej drejtësia.  Këto mesazhe, thotë Xhaferaj. u fshinë pas 10 minutave.

Xhaferaj mes të tjerash kërkoi dorëheqjen e Berishës nga drejtimi i PD.

Berisha të hapë krahun dhe të japë dorëheqjen dhe të lërë sulmet ndaj sistemit të drejtësisë. Sikur është i kapur nga Rama dhe do dalin ato mesazhet e shëmtuara që ka nisur në grup parlamentar e në kryesi të partisë para se të merrej vula dhe që u fshinë mas 10 minutash. Tregonte që e kishte bërë pazarin për vulën. Thoshte mbyllni gojën ndaj drejtësisë, tani për tani, (Sa të jepet vula), këtij sistemi drejtësie që e sulmon sot”, tha Xhaferaj.

Më tej ai tha se Rama e pajisi me vulë, për të mbajtur peng PD-në dhe të djathtën.

Këtë çetë që ka mbajtur peng të djathtën shqiptare, që Rama e pajisi me vulë, në 2025 do braktiset masivisht nga veriu në jug nga të gjithë demokratët.”- tha ai.