Deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca në Kuvend

Është ndërprerë me 30 minuta seanca e sotme plenare në Kuvend pasi deputetë të opozitës bllokuan foltoren.

Opozita kërkon që të mbahet interpelanca për çështjen e inceneratorëve, duke qenë se kjo është seanca e fundit për këtë sezon por maxhoranca është e vendosur të miratojë projektligjin për studentët e mjekësisë dhe për Akadaminë e Shkencave.

Ahmetaj nuk gjendet në Shqipëri, Rama nuk është i pranishëm sot në Kuvend dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u largua pas debateve me opozitën, duke lënë ta drejtojë seancën Ermonela Felaj.