Gjykata e Lartë do të shqyrtojë me datë 15 Tetor, ora 13:20, ankimimin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji që kërkon pezullimin e vendimit lidhur me dënimin e tij me 1 vit burg për “Kallëzim të rremë” në lidhje me dosjen “Babale”.
Mësohet se Sokol Binaj është caktuar relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do të shqyrtohet në dhomë këshillimi.
Vlen të theksohet se Gjykata e Lartë ka një vendim unifikues që thotë se një denoncim publik nuk cilësohet si “kallëzim i rremë”.
Këtu mund të përmendim edhe rastin e ish-luftetarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, ku Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të ekstraduar pasi “denoncimi publik nuk është kallëzim të rremë”.
Nuk dihet nëse Gjykata e Lartë do t’i qëndrojë këtij standardi, duke e shpallur më pas të pavlefshëm dënimin e Salianjit, i cili aktualisht po vuan dënimin e tij me në Burgun e Fierit.