Denoncimi i Partisë Mundësia: Rama po shpik AKSHI-n numër 2

Partia Mundësia, ka denoncuar vendimin e Kryeministrit Rama për të krijuar një agjenci të re 100% shtetërore, për shërbimet digjitale.

Në kulmin e skandalit të AKSHI-t, për të cilën po heton Prokuroria e Posame SPAK me dyshimet se drejtohej nga një grup i strukturuar kriminal, zëdhënësja e Partisë Mundësia, Frida Mavriqi thotë se lajmërimi i Ramës për krijimin e kompanisë “Albanian Digital Solutions”, është thjesht një tërheqje vëmendje nga ajo që ka ndodhur me AKSHI-n.

“Dëgjoje pak, dëgjoje! Si të heqim vëmendjen nga AKSHI i parë? Krijojmë një AKSH të dytë!”, shkruan Shehaj në rrjetet sociale.

Por çfarë është në të vërtetë kjo kompani?
Zëdhënësja e Partisë Mundësia Frida Mavriqi sqaron se ajo “është një strukturë paralele që do të bëjë gjithçka që bënte AKSHI me sistemet digjitale. Një kompani shtetërore me para publike, në pronësi dhe kontroll të plotë të AKSHI-t”.
“Shqipërisë nuk i duhet një AKSH i dytë. I duhet t’i shkohet deri në fund të vërtetës për AKSH-in e parë”, thekson ajo.

REAGIMI I PLOTE

E pabesueshme se çfarë po bën Rama tani që AKSHI doli grup i strukturuar kriminal sipas SPAK-ut. Do të hapë një AKSH të dytë. Dëgjojeni vetë.
“AKSHI tanimë nuk është një dhe i vetëm. Do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike ‘Albanian Digital Solutions’.”
Por çfarë është në të vërtetë kjo kompani?
Është një strukturë paralele që do të bëjë gjithçka që bënte AKSHI me sistemet digjitale. Pra, e thënë troç, është një kompani shtetërore me para publike, në pronësi dhe kontroll të plotë të AKSH-it.
Pikërisht tani që AKSHI është diskredituar totalisht në sytë e publikut, çfarë bën Rama? Në vend që të japë llogari dhe të pastrojë AKSH-in, hap një të dytë.
Dhe kur sheh bordin e kësaj kompanie të re, janë sërish emrat e vjetër: ish-zv.kryeministrja Senida Mesi dhe ish-prokurori i shkarkuar nga Vettingu, Anton Martini.
Shqipërisë nuk i duhet një AKSH i dytë. I duhet t’i shkohet deri në fund të vërtetës për AKSH-in e parë.