Deputetja e larguar nga radhët e PS, Marjana Koçeku ka denoncuar sot ndërhyrjet që po bëhen në Lumin e Currajve në veri nga betonizimi dhe ndërtimi i digave.
Në një postim në rrjete sociale, Koçeku thotë se çdo ndërhyrje në lumin e egër i pajustifikueshëm ndërsa u bën thirrje banorëve të zonës ta mbrojnë para se të jetë tepër vonë.
“Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cënohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave. Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.
U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur. Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru!”, shkruan ajo.