Denoncimi i ekspertit: Të gjithë merren me Safetin, por KESH po shet energjinë me çmime jashtë burse

Ndërkohë që shqiptarët diskutojnë dhe merren me detajet e skandalit të Safet Gjicit, kryetarit së bashkisë së Kukësit, KESH shet energjinë elektrike me çmim shumë më të ulët se tregu.

Denoncimi është bërë nga eksperti i energjitikës, Azmer Duleviç, i cili duke publikuar të dhënat e faktuara, thotë se vendi ka mbiprodhim të energjisë elektrike por e shet jashtë burse.

Teksa i referohet bursës Shqiptare të energjisë elektrike, Duleviç thotë se çmimi më i ulët për datën 19 Qershor është 90.58€/MWH. Ndërkohë në bursën austriake çmimi më i ulët që po shitet energjia është 119.86€\MWH.

“Prisni se nuk kam mbaruar ,për datat 20-23 Qershor ka shitur dhe 24000 MëH me çmim 85.63€\MWH”, shkruan Duleviç.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që të gjithë merren me Safetin ,KESH nuk humbet kohë në shitjen e radhës❗

Sot në datën 19 Qershor KESH ka mbiprodhim energjie konkretisht 1704 MWH dhe e ka shitur të gjithë këtë mbiprodhim por a e dini sa❓

Referuar bursës Shqiptare të energjisë elektrike çmimi më i ulët për datën 19 Qershor është 90.58€/MWH.

Po ti referohemi bursës Austriake çmimi më i ulët që po shitet energjia është 119.86€\MWH

E dini që KESH shet jashtë burse? Po Po jashtë burse❗Me çmim 69€/MWH sapo i ka shitur 1704 MWH.

-21.58 € më pak se çmimi i bursës Shqiptare ose

– 50.86€ më pak sesa çmimi në bursën Austriake ❗

Prisni se nuk kam mbaruar ,për datat 20-23 Qershor ka shitur dhe 24000 MWH me çmim 85.63€\MWH

Bursë e dështuar, Drejtues të korruptuar❗

Më poshtë keni faktet⤵️