Del rezultati i votimit elektronik në Vorë, fiton PS! Si u ndanë votat mes partive të tjera

Ka dalë rezultati i votimit elektronik në Bashkinë e Vorës. Partia Socialiste ka siguruar 8010 vota ndërsa Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë votën e 4803 qytetarëve. Ajo çfarë vihet re është se PS ka fituar me një rezultat të thellë përballë opozitës.

Rezultatet për Vorën:

Partia Socialiste – 8082 vota

PD-AMSH – 4803 vota

Partia Socialdemokrate – 330 vota

Partia Mundësia – 313 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 260 vota

Lëvizja Bashkë – 142 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik – 109 vota