Në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, eurodeputeti Michael Gahler foli me stë tjerash edhe për çështjen Ballukun, me zv.kryeministren, e cila është e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe.
Gjatë fjalës së tij, Gahler foli në lidhje me vizitën në Tiranë, dhe shqetësimet e shoqërisë civile, se ekzistojnë struktura korruptive dhe aktivitete të krimit të organizuar që, shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit.
Eurodeputeti olli si shembull rastin e Belinda Ballukut, duke theksuar se pavarësisht vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që i jepte të drejtë veprimi SPAK, mazhoranca refuzoi heqjen e imunitetit.
Fjala e plotë:
Edhe unë pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë vizitë javën e kaluar. Falënderoj kolegun Shieder, si edhe raportuesin e EPP-së, dhe jam pothuajse plotësisht dakord me gjithçka që u tha. Mendoj se vizita në Shqipëri ofroi një pasqyrë të qartë dhe të vlefshme mbi situatën në terren.
Kryeministri, gjatë darkës ku na ftoi, ishte në formë shumë të mirë dhe takimi ishte mjaft i këndshëm. Megjithatë, kjo nuk duhet të na shpërqendrojë nga vlerësimi objektiv i realitetit, veçanërisht në lidhje me kapitujt e negociatave që janë hapur apo mbyllur. Siç u theksua me të drejtë, “prova e pudingut është në të ngrënë”, pra, ajo që ka rëndësi është zbatimi konkret në praktikë dhe rezultatet reale në terren.
Përshtypja ime, e cila shkon përtej takimeve që zhvilluam si me përfaqësuesit e mazhorancës, ashtu edhe me ata të opozitës është se informacionet dhe shqetësimet e ngritura nga organizatat e shoqërisë civile ishin veçanërisht domethënëse. Ato nxorën në pah ekzistencën e strukturave të rrënjosura që nuk mund të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian duke vazhduar të funksionojnë si më parë. Ekzistojnë struktura korruptive dhe aktivitete të krimit të organizuar që, sipas të dhënave të paraqitura, shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit.
Mendoj se rasti Balluku është një ilustrim i qartë në këtë drejtim. Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u shpreh se SPAK kishte të drejtë të vepronte, mazhoranca refuzoi të heqë imunitetin. Kjo, në vlerësimin tim, tregon qartë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për përballjen me pretendime serioze dhe hetime në këtë fushë.
Kjo situatë duhet të ndikojë edhe në qëndrimin tonë. Duhet të insistojmë që parimi i shtetit të së drejtës të zbatohet pa përjashtim për të gjithë dhe që strukturat problematike të çmontohen përpara çdo anëtarësimi. Struktura të tilla nuk duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Faleminderit.