Një person është proceduar penalisht nga Policia e Pogradecit për shkak të një kërcënimi të bërë ndaj vëllait të tij.
Sic informojnë blutë e Pogradecit, shtetasi h.Ç ka kanosur vëllanë e tij, duke i lënë një fishek luftarak te dera e banesës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie mes dy vëllezërve.
“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. Ç., pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka kanosur vëllanë e tij, duke i lënë një fishek luftarak te dera e banesës.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.