Debati për kreun e grupit parlamentar,Gjekmarkaj ironizon Bashën: Ka vetëm 7 deputetë, nuk ka me çfarë e shumëzon për t’u bërë 49

Njoftimi i lexuar nga Lindita Nikolla se grupi parlamentar i PD-së ka kryetare të re Flutura Açkën ka sjellë debate të shumta në seancën plenare. Fillimisht ka qenë Gazment Bardhi ai që ka kundërshtuar, ndërsa më pas janë ngritur edhe të tjerët.

Deputeti Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij ka ironizuar Lulzim Bashën, për të cilin tha se ka vetëm 7 deputetë, ndaj nuk ka me çfarë i shumëzon për t’i bërë 49.

“Ne për fat të keq kemi pasur shumë probleme me matematikën 7×7 bëjnë 42 dhe nuk na ka dalë mirë për 10 vite. Në fakt matematicieni në fjalë ka vetëm 7 numra dhe nuk ka me çfarë e shumëzon për t’u bërë 49. 49 janë në krahun tjetër, ndaj çdo përsiatje është e kotë dhe e tepërt kur numrat janë të qartë dhe shihen me sy nga atje lart dhe është e kotë të vazhdohet ky debat”, tha Gjekmarkaj.