Pasi u la jashtë listave të hapura dhe të mbyllura të Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shpërthyer në akuza të forta.
Ai u shpreh se Partia Demokratike ka përfunduar sot në duart e dy figurave më të urryera nga shqiptarët, që sipas tij janë Albana Vokshi dhe Flamur Noka.
Pas zhgënimit që mori nga PartIa Demokratike, Dashnor Sula iu bashkua në minutat e fundit para dorëzimit të listave në KQZ, koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Elbasanit.
“Në radhë të parë falenderoj gjithë demokratët e Elbasanit, Peqinit që përgjatë 20 viteve kemi punuar bashkë për një ëndërr që PD të triumfojë në zgjedhje që nuk u realizua për shkak të problemeve të mëdha të brendshme dhe fatkeqësisht konstatoj që këto probleme që duhet të mbylleshin pas vendimit të 9 shtatorit kur Basha mori një vendim të njëanshëm për largimin e Berishës nga grupi i PD vazhdojnë. Fatkeqësisht PD ka rënë sot në dorë të dy figurave të urryera nga shqiptarët si Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Vokshi kurrë nuk ka bërë një garë brenda PD, kam folur për këto gjëra, vetëm se kam folur jam këtu sot. Isha në listë të hapur, edhe pse nuk jam më në PD se u largova me një vendim të njëanshëm, bashkë me kreu e PS në Kavajë, edhe pse ishim më të votuarit në primare. Unë nuk mund të lejoj të përdhunohem, jam i vetmi person që nuk kam marrë kurrë një tender kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe kam bërë një opozitë të fortë brenda PD”, theksoi ai.
Të mërkurën Dashnor Sula tha se u la jashtë listës së PD-së për shkak se është mbështetës i SPAK dhe i reformës në drejtësi.