Dan Hutra i vrau motrën, Vladimir Kurti shpërthen në seancë: Gjakun e saj nuk e fal

Me debate të forta është shoqëruar seanca gjyqësore në Gjykatën Penale ndaj Dan Hutrës, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave, në mars të vitit 2023.

Në seancën e sotme, ishte thirrur për të dëshmuar Vladimir Kurti, të cilit Hutra i vrau motrën. Tonet janë ngritur në sallë ndërsa Kurti i është drejtuar me disa fjalë Dan Hutrës.

Ai tha se refuzon që të jap deklarime përballë Hutrës, të cilin e cilësoi një monstër.

Gjakun e motrës sime nuk e than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të jap deklarime përballë këtij monstre”, ka thënë Vladimir Kurti.

Nga ana tjetër, Dan Hutra u shfaq i qetë. Seanca e radhës në ngarkim të “vrasësit të grave”, siç është cilësuar Dan Hutra, do të mbahet më datë 5 dhjetor.