Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga drejtimi i IKMT-së. Ndërkohë është mësuar edhe emri do ta zëvendësojë Bicin në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Bëhet fjalë për Adriatik Kupin, i cili ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Nuk dihen ende arsyet e shkarkimit të Dallendyshe Bicit, e cila qëndronte në krye të IKMT-së që prej korrikut të 2024-ës.
Ndërkohe burime për mediat bëjnë me dije se ndaj Bicit ekziston një dosje e hapur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila ndodhet ende në fazë verifikimi dhe nuk ka pasur deri tani një komunikim zyrtar nga organi i akuzës.