Çfarë po ndodh në PS? Pandeli Majko jep dorëheqjen si drejtues politik në Kukës, Rama e zëvendëson menjëherë

Pandeli Majko nuk do të jetë drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, pasi ka vendosur që të japë dorëheqjen nga posti që iu besua disa muaj më parë.

Një vendim i papritur i deputetit socialist, i cili është zëvendësuar menjëherë nga Rama me Eduard Shalsin, i cili do të drejtojë fuushatën e socialistëve në qarkun me numrin më të vogël të deputetëve.

Burime për mediat bëjnë me dije se Majkos mund t’i caktohet një zonë elektorale në Tiranë, duke e çuar kështu në 5 numrin e drejtuesve politikë të PS-së në këtë qark, duke i hequr sërish pushtet Erion Vleiajt, që supozohej të ishte drejtuesi kryesor i Tiranës.

Por, largimi i Majkos nga Kukësi mund të ketë të bëjë edhe me vendimin e Ramës për të mos futur në listën e sigurt deputetët me disa mandate. Në Kukës, Majko do ta kishte pothuajse të pamundur të merrte mandatin si i dyti apo i treti në listë, ndërsa në Tiranë shanset janë më të mëdha për shkak të votës preferenciale.