Çfarë po ndodh? Hakerat sulmojnë edhe faqen e Kuvendit të Shqipërisë: Deputetët e korruptuar do të shkatërrohen së shpejti

Himeland Justice nuk di të ndalet! Grupi i hajerave pasi sulmuan dhe vodhën databazat e kompanive “One Telecom” dhe “Air Albania”, janë futur edhe në sistemin e faqes së Kuvendit të Shqipërisë.

Në njoftimin e radhës në Telegram ata kanë njoftuar se kanë hakuar edhe faqen zyrtare të Kuvendit, teksa shkruajnë se uzurpuesit e korruptuar të atyre karrigeve do të paguajnë shumë shpejt.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit

Deputetët tanë të korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, shkruajnë hakerat e Homeland Justice.

Futja në sistemet e kompanive dhe institucioneve shqiptare nga hakerat tregon më së miri dështimin për të mbrojtur të dhënat e shqiptarëve.

Janë miliona euro të hedhura dëm, pasi mbrojtja kibernetike në Shqipëri është pothuajse në nivele amatore, ku çdokush ka mundësi të vjedhë databazat shqiptare.