Dosja “Babale” do të gjykohet në 12 Prill në orën 10:00 në Gjykatën e Apelit.
I akuzuar është deputeti demokrat Ervin Salianji, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Pas 3 vitesh, tashmë do të jetë Apeli që do të vendosë në lidhje me këtë çështje.
Gjykata e Apelit do të vendosë nëse do të lërë në fuqi dënimin, do ta shuajë atë ose do të japë një dënim tjetër. Për këtë çështje, u dënua me 3.5 vite burg autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove.
Njoftimi i Gjykatës së Apelit:
Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:
Çështja penale e lartpërmendur, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtarë znj. Iliba Bezati dhe z. Genti Shala, është planifikuar për gjykim me datë 12.04.2024, ora 10:00.