Një burrë ka dhunuar gruan e tij 55 vjeçare në Korçë dhe e ka detyruar të mos shkojë në spital për 5 ditë.
Diana Mulla është dhunuar dhe hedhur nga shkallët e shtëpisë private nga bashkëshorti i saj, Fatos Mulla. Ai e ka mbajtur gruan për 5 ditë në shtëpi duke mos e lejuar të kontaktonte me familjarët deri ditën e djeshme kur ka vendosur ta çojë në spital. Gruaja ka treguar se bashkëshorti e dhunonte prej kohësh, ndërsa nuk ka guxuar ta denoncojë për shkak të frikës.
55 vjeçarja u ka rrëfyer mjekëve dhunën e ushtruar ndaj saj. Ajo raportohet se vuan nga probleme shëndetëasore, pasi ka pësuar paralizë më herët, por vuan edhe nga zemra.
Denoncimi u bë në polici këtë të enjte nga ana 55-vjeçares, ndërsa bashkëshorti Fatos Mulla u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij dhe për t’u përballur me veprën penale që do të përcaktohet nga prokurori i gatshëm.
Shkak për shtyrjen është një motiv banal, një gotë vaji siç thuhet nga ana e të dhunuarës. Çifti thuhet se ka vetëm një vajzë e cila jeton prej vitesh në Itali.