Bordi i Transparencës ka përditësuar çmimet e karburanteve në treg, duke përcaktuar nivele të reja për shitjen me shumicë dhe pakicë të benzinës dhe naftës.
Sipas vendimit më të fundit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën është 190 lekë për litër, ndërsa për benzinën 179 lekë për litër. Në shitjen me shumicë, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 178 lekë për litër, ndërsa benzina me 167 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 13:30.
Njoftimi:
Bordi i Transparencës përditësoi çmimet e karburanteve.
Çmimet tavan/maksimale të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve, pas
zbatimit të metodologjisë të përcaktuar në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999, i ndryshuar, janë si më poshtë:
a. Çmimet tavan (max), për shitjen me shumicë të produkteve
• 178 Lekë/litri për gazoilin;
• 167 Lekë/litri për benzinën.
b. Çmimet tavan (max) për shitjen me pakicë të produkteve
• 190 Lekë/litri për gazoilin;
• 179 Lekë/litri për benzinën;
Çmimet e parashikuara në këtë vendim hyjnë në fuqi sot, datë 27/05/2026, në orën 13:30