Një grup turistësh nga Spanja janë bllokuar këtë të mërkurë në kanionin e Nivicës, një nga zonat në jug të Shqipërisë.
Mediat raporotjnë se turistët kanë zbritur me litar në thellësitë e kanionit nga, ku kanë humbur dhe kontaktet.
Ne kanionin e Nivicës kanë qenë 7 turistë spanjollë, 4 prej të cilëve janë nxjerrë pa lëndime dhe është duke u punuar për nxjerrjen e 3 të tjerëve.
Menjehere forcat e zjarrëfikëse të Tepelenes janë nisur në vendngjarje dhe kanë zbritur në kanion për të bërë të mundur shpëtimin e tyre.
Ende nuk dihet sesi është gjendja fizike e tyre. Ndërkaq në ndihmë kanë shkuar dhe forca policore nga Gjirokastra të pajisur me dron.
Paraprakisht raportohet se turistët kanë ngecur në ujvarën e Poshtures në kanionet e Nivicës.