Një operacion i madh antidrogë po kryhet në Fushë-Krujë. Raportohet se kontrollet janë fokusuar në zona të njohura për kultivimin e kanabisit, përfshirë serat, tunelet, banesat e braktisura dhe të gjitha vendet e dyshuara për këtë aktivitet të paligjshëm.
Të përfshirë në këtë operacion janë forca të shumta policie nga Drejtoria Vendore e Tiranës dhe policia e Fushë-Krujës. Operacioni është duke vijuar ndërsa kontrollet janë duke u bërë në disa zona të ndryshme të Fushë-Krujës. Ende nuk ka një informacion zyrtar bfa policia nëse ka të arrestuar apo detaje të tjera.