Blerina Gjylameti hyn në Parlament, zë vendin e Ogerta Manastirliut 

Blerina Gjylameti do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke zëvendësuar Ogerta Manastirliun, e cila ishte e zgjedhura e Ramës për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama kërkoi nga anëtarët e Këshillit Bashkiak shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja në bashkinë më të madhe në vend. Po ashtu njoftoi se do të jetë Manastirliu që do të kandidojë nga PS për të marrë drrjtimin e Bashkisë Tiranë.

“Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, por Tirana s`mund të gdhihet si një trup pa kokë. Ogerta Manastirliu është njëriu që i duhet. Është radha jote e dashur Ogerta ta drejtosh Tiranën , me qetësinë që të ka karakterizuar. Detyra është jonë është të mbështesim sot Tiranës.”, tha Rama gjatë Asamblesë së PS.

Blerina Gjylameti mbeti jashtë Kuvendit pasi ishte në listën e hapur të PS për Tiranën. Ajo ishte në një përballje me Olta Xhaçkën, e cila mori më shumë vota preferenciale, duke fituar mandatin e deputetit.