Bledi Çuçi nuk lejon asnjë të flasë keq për Ramën, kërkesë Nikollës: Bardhit t’i hiqet e drejta e fjalës

Kryeministri Edi Rama mungon në seancën e sotme plenare, duke iu shmangur përballjes me opozitën për akuzat ndaj vëllait të tij për përfshirjen në grupin kriminal të laboratorit të drogës në Xibrakë.

Por pavarësisht se vetë mungon dhe s’mund të përgjigjet ndaj akuzave, ka menduar Bledi Çuçi që t’i dalë në mbrojtje kryeministrit të tij.

Ai i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës që Gazment Bardhit t’i hiqet e drejta e fjalës, pasi akuzat e kreut të grupit të demokratëve janë vetëm shpifje.

“Nuk mund të vazhdohet kështu. Të vijojmë me rendin e ditës. Kështu nuk jemi as në pazar, as te studio e Fevziut. Nuk mund ta anashkalojmë interpelancën. E thamë dhe është e qartë. Mos i lini më hapësirën për të folur. Kërkohet interpelancë vetëm për çështje që janë veprimtari të kryeministrit dhe jo interpelancë për shpifje”, u shpreh Çuçi.