Bizhuteri floriri, diamante dhe miliona euro/ Nis hetimi pasuror për ish shoferin e Ardi Veliut dhe bashkëpunëtorët e tij

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetim pasuror për të gjithë të arrestuarit e operacionit në kuadër të të cilit përfunduan në pranga disa persona, mes tyre edhe shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj.

Rezulton se ky i fundit kishte bashkëpunim me pronar argjendarish, shumica prej tyre në Tiranë dhe me aktivitet shitjen e sendeve me vlerë, si bizhuteri dhe aksesor.

 Burime pranë SPAK konfirmojnë se ka nisur identifikimi i tyre me qëllim hetimin e burimit të të ardhurave dhe nëse rezultojnë të krijuara nga aktiviteti kriminal, do të përgatitet kërkesa për ti kërkuar gjykatës vendosjen nën sekuestro.

Disa nga personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhërat e arrestit janë: Sokol Idrizaj, Elda idrizaj, bashkëshorja e Idrizajt. Dy vajzat e Sokol Idrizajt, njëra prej tyre në arrest shtëpie dhe tjetra në detyrim paraqitje, Vangjush Kashari biznesmen në shitjen e sendeve me vler, Agustin Mesuli, Altin Doda, Florjan Bakri,Tomor Baruti.

Lexo edhe: Kontrabandë floriri dhe miliona euro të transportuara drejt Shqipëisë, Ardi Veliu e arrestoi vetë ish-shoferin e tij