Ish-Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Clinton, ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri, në kuadër të vizitës së tij 24 orarëshe në vendin tonë me ftesë të qeverisë shqiptare.
Në aeroportin “Nënë Tereza” ai dhe delegacioni që e shoqëron janë pritur nga kryeministri Edi Rama dhe disa ministra.
Në orën 19:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes së tij në sheshin përballë Kryeministrisë, ku do të marrë dekoratën “Ylli i mirënjohjes për arritjet publike”.