Bilanci i qeverisë/ Rama “leksione” gazetarëve: Mos e pikturoni Shqipërinë si vend krimi e droge, sepse nuk është

Kryeministri Edi Rama, duke bërë bilancin vjetor të qeverisë për 2024 u kërkoi gzetarëve të mos e pikturojnë Shqipërinë si vend krimi e droge.

Ai theksoi se realiteti është krejt tjetër pasi po të ishte ndryshe, Shqipëria nuk do ishte duke hapur kapituj dhe negociuar me Bashkimin Evropian.

“Një gjë dua të nënvizoj në fund për këtë pjesë që falë bashkëpunimit me SPAK dhe punës së bërë, sot jemi në një nivel krejt tjetër. Flas për fakte dhe shifra, jo për perceptime, në raport me forcën që ka fituar shteti dhe terreni që ka humbur krimi i organizuar. Jemi në një nivel tjetër tjetër edhe sa i përket rezultateve të luftës kundër trafiqeve dhe drogës. Më lejoni një sugjerim jo si kryeministër për ju si bashkëqytetar të këtij vendi. Mos ia bëni Shqipërisë, atë që të tjerë ia bëjnë me kollajllëkun më të madh duke e pikturuar si vend krimi dhe droge, sepse nuk është. Nëse do të ishte, nuk do të ishte duke negociuar me BE”, u shpreh Rama.