Cloudflare nuk funksionon. Nëse po përpiqeni të hyni në faqet tuaja të preferuara të internetit, portalet, apo edhe në panelin e mbështetjes së kompanisë suaj dhe nuk gjeni asgjë tjetër përveç mesazheve të gabuara nuk jeni vetëm.
Cloudflare, ‘shtylla kurrizore’ që merret me sigurinë dhe shpejtësinë për një pjesë të madhe të internetit, aktualisht po përjeton një problem të “Rrjetit Global”. Por ndërprerja e sotme vjen me një kthesë që nxjerr në pah se sa i varur është uebi modern nga ky shërbim i vetëm.
“Cloudflare është i vetëdijshëm dhe heton një çështje që potencialisht ndikon në klientë të shumtë. Detaje të mëtejshme do të jepen pasi më shumë informacion të bëhet i disponueshëm.”, tha kompania.
Gjurmimi i faqes së internetit Down Detector, i cili monitoron ndërprerjen, u godit gjithashtu nga vetë problemet teknike. Por kur u ngarkua tregoi një rritje dramatike të problemeve.
Cloudflare është një kompani teknologjike që ofron shërbime për sigurinë, shpejtësinë dhe besueshmërinë e faqeve të internetit. Ajo vendoset midis përdoruesve dhe serverit të një faqeje, duke vepruar si një CDN (Content Delivery Network) dhe reverse proxy.