Nga foltorja e Kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha bërë thirrje për mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Nëse bëhet kjo tha ai, duhet të bëhet pro Kosovës, jo Serbisë.
Berisha e quajti Ramën zëdhënës të Vuçiç teksa shtoi se Shqipërisë nuk i takon të ndërhyjë aty nuk e kanë kërkuar. Ai dënoi edhe njëherë vendimin e Ramës për të mos zhvilluar takimin mes dy vendeve ditën e djeshme, kur pritej vizita e tij në Kosovë.
“Anuloi takimin me qeverinë e Kosovës sepse ajo nuk pranoi të diskutojë për draftin e tij të marrë në draftet e Vuçiç. Me një provokacion, e përkeqësoi me tej gjendjen e dialogut, Prishtinë-Beograd,” shtoi ish-kryeministri.
Berisha tha se :
“Rama e bëri këtë jo vetëm si shërbim ndaj Beogradit, por sepse korriku po vjen, Është në hetim për aferën e McGonigal. Tani është i gatshëm të kryejë çdo akt vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë.
1 muaj më parë dosja e McGonigal që kishte në përmbajtje ryshfetin për të shkrirë opozitën shqiptare është shkrirë me dosjen ruse.
Ata që e sollën janë në dosjen Deripaska. Rama ka humbur, nuk vjen dot as këtu. Kur del në media, del sterrë i zi, del i shfazuar, nuk di se çfarë flet. Kur flasim për Kosovën, duhet të flasim për mosndërhyrje në punët e saj të brendshme për interesa personale e të Vuçiç“