Berisha për parregullësitë zgjedhore: Narkoregjimi përgjoi votuesit me kamera të fshehta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat u ndal sërish te problematikat e zgjedhejve të përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Ai publikoi pamje filmike nga një qendër në Krujë, ndërsa pretendon se kishte pasur parregullsi e manipulime në votime.

Ai tha se në këtë qendër ishte vendosur një kamera e fshehutë në dhomën e fshehtë të votimit, për të përgjuar zgjedhësit se për kë votonin, ku patronazhistët drejtonin votuesit.

Kryedemokrati u kërkoi qytetarëve të ngrihen për votën e lirë dhe të përballen me mazhorancën, të cilën e cilësoi si “narkoregjim”.

“Problemi kryesor shqiptar është farsa elektorale e 11 majit. Në themel të shkretimit të Shqipërisë, përgjysmimit të popullatës në dhjetë vitet e fundit, rritjes së madhe të varfërisë në këtë vend. Në themel të dominimit të Shqipërisë nga kartelet e drogës dhe krimit, qëndron mungesa e votës së lirë të shqiptarëve. Ndaj edhe PD është e vendosur të paraqesë para shqiptarëve të gjithë farsën e shëmtuar që ndodhi më 11 maj, me besim të plotë se do jetë besim i madh për ta për t’u ngritur dhe vendosur votën e lirë në vend, për t’u përballur me narkoshtetin. Kemi vido sot nga një seli qendre të bashkisë së Krujës. Ja si vendosen kamerat e fshehta në dhomën e fshehtë të votimit”, tha Berisha mes të tjerashm, duke shfaqur edhe pamjet nga procesi i votimit në atë qendër, ku pretendohet se janë përgjuar votuesit me kamera”, u shpreh kreu i selisë blu mes të tjerash.. Në një moment të filmimit, Berisha u shpreh se kur e kupton një nga votuesit se filmohej, dhoma e fshehtë kthehet në krahun e kundërt nga patronazhistët dhe kjo dëshmonte se fshehtësia e votës ka qenë zero. Madje në një moment ai tha se një prej patronazhistëve voton edhe vetë duke mbajtur jo një, por tre fletë votimi ‘me dorën e partisë”, theksoi Berisha.

Ndërkohë, Berisha shtoi se në këtë qendër është votuar jo vetëm kolektivisht, por edhe me nga dy apo tre fletë.

“Këto pamje siç e shihni faktojnë se ky proces është farsë, farsë dhe vetëm farsë. Nuk ka asnjë lidhje me fshehtësi të votës, por me kontrollin e vullnetit të votës së popullit. E organizuar nga partia shtet e krimit, që ka mburojë kryesore Altin Troplinin, i cili me amnistimin e krimit elektoral, duke filluar nga dosjet 184 dhe 338 (është 339), faktoi se është një shërbëtor i krimit elektoral të Ramës, se është mburojë kriminale e farsës elektorale. Me amnistimin e krimit elektoral, Altin Troplini fimos licencat e një krimi elektoral më të madh në zgjedhjet e tjera. nëse kryekrimineli i farsës është Rama, ndihmësi kryesor i tij është Altin Troplini. PD nuk do i njohë kurrë zgjedhjet. Ftojmë shqiptarët dhe ata që besojnë te vota e fshehtë dhe e lirë, kudo që janë, të qëndrojnë të pamposhtur, derisa të votohet në mënyrë të lirë”, theksoi Berisha.