Berisha i vendosur: “Ky kryeministër nuk ikën me votë, mënyra e vetme për ta larguar janë protestat”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim live me qytetarët në ‘Facebook’ ku ka komentuar zgjedhjet lokale të 14 majit. Berisha përsëriti aë  vota e qytetarëve u vodh por opozita do vazhdojë me procesin e identifikimit të manipulimit.

Lidhur me përçarjen e opozitës dhe garën në PD për lidershipin e ri, Berisha tha se mirëpret këdo që do t’i bashkohet partisë dhe se zëri i tyre do të dëgjohet.

“Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Unë jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj me përpikmëri statutin, i cili i jep pushtetin anëtarit të PD. Kryetari nëse humbet zgjedhjet lokale, dhe unë e quaj humbje meqë nuk fituam, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, statuti përcakton votëbesimin tim nga anëtarët e PD. Analiza e këtyre zgjedhjeve do bëhet në përputhje me statutin e PD-së. Natyrisht paralel me proceset demokratike të partisë, Edi Rama ka stisur një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them vetëm kaq: pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç vullnetit të pengmarrësit. Unë nuk merrem me pengje, do merrem me pengmarrësin Edi Rama. 

Berisha tha se mënyra e vetme për të rrëzuar Ramën është vetëm me protesta, pasi me të nuk mund të bësh zgjedhje sepse me votë nuk ikën kurrë nga pushteti.

“U ndala për të tërhequr arsyetimin dhe vëmendjen tuaj se një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta. Dhe unë i qëndroj këtij parimi,” tha Berisha.