Berisha i revoltuar me fjalimin e Ramës në Kuvend: Ka firmosur për ndarjen e Kosovës

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sot në sallën e Kuvendit duke komentuar deklaratën e Ramës, të cilin vijoi ta quante argat të Aleksandër Vuçiç.

Berisha tha se Rama vazhdon përpjekjet për të zbatuar planin e ndarjes së territorit të Kosovës sipas oreksit serb.

Sipas Berishës, kryeministri ynë është i vetmi në Evropë që pa turp e shpall Vuçiçin factor paqeje, pasi sipas tij ka firmosur diku për të ndarë Kosovën, por ndërkombëtarët duhet ta ndalojnë.

“Fjalimi që lexoi sot para jush, është i shkruar në zyrat e Vuçiçit. Ky fjalim kishte në plan që në prag të samitit, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim të mbronte, padronin e tij, serbomadhin Aleksandër Vuçiçin. A e shihni si u përdor sot kjo platforme. Garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si argat i Vuçiçit çdo ditë, javë e muaj përpjekje për zbatimin e projektit të tyre të ndarjes së Kosovës. Ata kanë një qëllim dhe vetëm 1, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb.

Ramë dakord për një rezolutë ku mbështet rezoluta e Kosovës, kur se argati i Vuçiçit këtu në një fjalim të silit të Gadafit, bëri gjithçka për të vazhduar përçarjen mes Shqipërisë e Kosovës.,

Sulmoi egërsisht kryeministrin e Kosovës, shpalli projektin e ndarjes së Kosovës, për vendosjen Veriut nën kontrollin e Veriut, përsëriti deklaratat e Vuçiç për “no mans lan”, Ideologjia jote është e një hajdutri, tradhtari dhe flet për diferenca ideologjish me Kurtin.

Që kur erdhi në pushtet, një çështje të mbyllur për kufijtë e hapi në takimin kokë më kokë me Vuçiç.Në takimet me Vuçiç ka pasur vetëm një axhendë, atë të ndarjes së Kosovës. Fati i tij është i lidhur jetë a vdekje me Vuçiç”, u shpreh Berisha.