Berisha flet për Gazment Bardhin: Jam afër me të, kandidati për kryeministër i PD-së zgjidhet me primare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për qëndrimin q ëpo mban Gazment Barhdi në liodhje me PD-në e vulës dhe mendimet që e lidhin dhe e ndajnë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së.

Ai u shpreh se kandidati për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025 do të dalë nga primaret, duke iu përgjigjur Bardhit, me këtë të fundit që u shpreh se nuk bashkohet me Berishën nëse ish-kryeministri do të jetë kandidati i PD-së për kryetarin e ri të qeverisë.

Bardhi deklaroi se me Sali Berishën kandidat për kryeministër në 2025 nuk do ti bashkohet grupit tuaj. Do të jeni kandidat në 2025 apo mund të nxirrni një kandidat tjetër?

Nuk jemi larg me Gazin në këtë rast. Unë kam deklaruar se edhe pasi të fitojë zgjedhjet PD, do ketë votim primaresh për kryeministër. Nëse shqiptarët votojnë masivisht Sali Berishën për kryeministër, çdo demokrat do ti nënshtrohet votës. Por këtë detyrim e ka Sali Berisha, do ketë një votë për kryeministër. Do të ketë votë për kryeministrin. Asnjeri nuk mund ta kundërshtojë votën masive për mua, ta zëmë.